Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Halimi: Rama Dhe Gjiknuri Kundër Kuvendit
English

Halimi: Rama Dhe Gjiknuri Kundër Kuvendit

TIRANË, 2 Qershor/ATSH/.- Deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Halimi, reagoi të mërkurën pas mbledhjes së sotme të Këshillit të Mandateve, i cili shqyrtoi disa amendamente në rregulloren e Kuvendit, që lidhen me votimin e dekreteve të Presidentit të Republikës për anëtarët e Gjykatës së Lartë e Kushtetuese. Gjatë një deklarate për shtyp, deputeti Halimi akuzoi kryetarin e PS-së, Edi Rama dhe deputetin socialist, Damian Gjiknuri, se me qëndrimet e tyre "kanë dalë kundër Kuvendit dhe parlamentarizmit" "Edi Rama dhe zëdhënësi i tij, Gjiknuri, dolën kundër Kuvendit, parlamentarizmit dhe rritjes së transparencës. Njeriu që refuzon debatin e dialogun përballë transparencës preferon kulisat", tha Halimi. Ai nënvizoi se "askush nuk mund t'i paragjykojë amendamentet e propozuara në rregulloren e Kuvendit, pasi ajo është një e drejtë kushtetuese e çdo deputeti dhe ai që ngrihet kundër tenton të dhunojë procedurat parlamentare". Në deklaratën e tij, deputeti Halimi, njëkohësisht sekretar i Komisionit të Ligjeve, sqaroi se "kur është miratuar rregullorja e re e Kuvendit (2004), ajo nuk përmbante seancë dëgjimore. Në vendet ku zbatohet seanca dëgjimore votimi është i hapur. Seanca dëgjimore që bëhet në Senatin Amerikan është e hapur dhe vetëm e hapur". Ndryshimet në rregulloren e Kuvendit, të propozuara nga maxhoranca, synojnë përmirësimin e veprimtarisë së këtij institucioni në marrëdhënien e tij me dekretet e Presidentit të Republikës dhe dhënien e pëlqimit për anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese./a.s/s.s./
KOMENTE