Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Flotilja - Ministrat Izraelitë Kundër Ngritjes Së Komisionit Ndërkombëtar Të Hetimit
English

Flotilja - Ministrat Izraelitë Kundër Ngritjes Së Komisionit Ndërkombëtar Të Hetimit

JERUSALEM, 3 qershor /ATSH-AFP/ - Dy ministra izraelitë u shprehën kundër ngritjes së një komisioni ndërkombëtar hetimi mbi ndërhyrjen ushtarake izraelite kundër një flotilje propalestineze që ishte nisur drejt Rripit të Gazës. "Pas thirrjeve të bëra për ngritjen e një komisioni ndërkombëtar hetimi mund t'ju them pa anjë hezitim se Izraeli është një shtet demokratik, i pavarur dhe jo një republikë bananiere'', konfirmoi për radion publike zëvendëskryeministri i ngarkuar me çështjet strategjike, Moshe Yaalon. "Ne jemi të aftë të hetojmë, të nxjerrim mësime dhe më pas t'i zbatojmë'', shtoi ish-shefi i shtabit të përgjithshëm, anëtar i kabinetit të sigurisë. Ministri i Finacave, Youval Steinitz u shpreh kundër ngritjes së një komisioni ndërkombëtar hetimi dhe sugjeroi krijimin e një komisioni verifikimi që mund të formohet nga komisoni i Mbrojtjes dhe ai i Punëve të Jashtme në Parlamentin izraelit./ /ec/ a.jor.
KOMENTE