Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fsb: Rusia E Frikësuar Nga Atentatet Terroriste Para Lojrave Olimpike Në Soçi
English

Fsb: Rusia E Frikësuar Nga Atentatet Terroriste Para Lojrave Olimpike Në Soçi

MOSKË, 3 qershor /ATSH-AFP/ - Shefi i shërbimeve speciale ruse (FSB, ish-KGB), Alexandre Bortnikov theksoi sot se lëvizjet ekstremiste po përgatisin atentate për të bërë të mundur anulimin e Lojrave Olimpike të 2014-s në Soçi, në jug të Rusisë. "Kërcënimi i vërtetë që përbënte Al-Kaida çoi në anulimin e Dakar 2008, për herë të parë në historinë e automobilizmit'', theksoi ai, sipas të përditshmes ''Ria Novosti'', në kuadër të një takimi me shtetet e pavarura. "Kjo është arsyeja që disa shefë të bandave të armatosura kanë dashur të shprehin hapur se dëshirojnë të shtyjnë zhvillimin e një skenari paraprak para Lojërave Dimërore të 2014'', nënvizoi Bortnikov. Pas 29 edicioneve në Afrikë nga viti 1979 deri më 2007, rally Dakar u anulua më 2008 për shkaqe sigurie pas kërcënimeve nga lëvizja islamike. Edicionet e vitit 2009 dhe 2010 u organizuan në Argjentinë dhe Kili./ /ec/ a.jor.
KOMENTE