Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Këshilli i Sigurimit pritet të votoj për sanksione kundër Iranit
English

Këshilli i Sigurimit pritet të votoj për sanksione kundër Iranit

Nju Jork, 03 qershor, NOA - Kryesuesi aktual i Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Klod Heller, ambasador i Meksikës, thotë se pritet që Këshilli do të votoj së shpejti, ndoshta edhe brenda 10 ditësh, lidhur me propozim rezolutën kundër Iranit, lidhur me programin e tij bërthamor.

Ai tha se ekspertët nga vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit, kanë bërë progres në detajet e rezolutës së ardhshme, përfshirë edhe listën e individëve iranianë dhe firmave, që do të ballafaqohen me ngrirje të pasurisë, dhe në raste të individëve, edhe ndalesë ndërkombëtare të udhëtimit.

Me rezolutë, nëse miratohet, do të imponohet vala e katërt e sanksioneve kundër Iranit, për shkak se ky vend ka dështuar ta ndalë punën në procesin atomik.

Për këtë propozim tekst është arritur marrëveshja, muajin e kaluar, ndërmjet Shteteve të Bashkuara, Britanisë, Francës, Gjermanisë, Kinës dhe Rusisë.

NOA/RFE

KOMENTE