Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Presidenti turk: Lidhjet me Izraelin s’do të jenë kurrë si më parë
English

Presidenti turk: Lidhjet me Izraelin s’do të jenë kurrë si më parë

Ankara, 3 qershor, NOA - Presidenti i Turqisë, Abdullah Gyl, tha se marrëdhëniet e vendit të tij me Izraelin “nuk do të jenë kurrë si më parë”, pas sulmit vdekjeprurës në anijen me ndihma për Gazën.

Duke folur për televizionin turk, ai tha se incidenti ka lënë “një njollë të pashlyeshme dhe të thellë” në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Tetë nga viktimat në anije ishin shtetas turq, ndërsa e nënta ishte shtetase amerikane me origjinë turke.

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Avigdor Lieberman, ka hedhur poshtë thirrjet për hetime ndërkombëtare të sulmit.

Ndërkohë që incidenti ka tensionuar dhe marrëdhëniet mes Turisë dhe SHBA-ve. Turqia priste një reagim më të ashpër për sulmin e komandos Izraelite.

m.xh/NOA/RFE

KOMENTE