Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Obama anulon vizitën në Australi dhe Indonezi
English

Obama anulon vizitën në Australi dhe Indonezi

Uashington, 4 qershor, NOA - Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, ka anuluar vizitën e tij në Indonezi dhe Australi, për shkak të katastrofës mjedisore, të shkaktuar nga rrjedhja e naftës në Gjirin e Meksikës, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Obama i ka informuar presidentët e dy vendeve përmes telefonit, duke iu shprehur “keqardhje të thellë”. Vizita është dashur të realizohej nga data 13 deri më 19 qershor.

Indonezia dhe Australia nuk e kanë komentuar deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.

Obama sot do të udhëtojë për në Luzianë, ku do të vizitojë vendet e goditura nga fatkeqësia mjedisore dhe kjo do të shënojë vizitën e tij të tretë në këtë zonë, që nga shpërthimi i platformës së naftës që shkaktoi vdekjen e 11 punëtorëve.

NOA

KOMENTE