Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Emri i Maqedonisë, Amerikanët do të ndërhyjnë në nëntor
English

Emri i Maqedonisë, Amerikanët do të ndërhyjnë në nëntor

Shkup, 5 qershor, NOA - Administrata amerikane synojë zgjidhjen e kontestit të emrit dhe ruajtjen e stabilitetit të Maqedonisë, duke dhënë si afat të ri muajin nëntor.

Ky afat përkon dhe me organizimin e Samitit të NATO-s. Përkushtimi i Bashkimit Evropian duket i dështuar në Maqedoni. Diplomacia amerikane pas Samitit të Këshillit të Evropës, të caktuar për në 16 dhe 17 qershor, do të udhëheq misionin për zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë, me qëllim të marrjes nën kontroll të situatës së përgjithshme të sigurisë, për shkak të brishtësisë së këtij vendi.

Ndihmësekretari amerikan i shtetit Filip Gordon do të udhëheq axhendën amerikane dhe se ai pritet të realizojë një “shatell diplomaci”, vajtje-ardhje nga Uashingtoni për në Shkup dhe Athinë.

Diplomati i ri amerikan por me një karrierë inteligjente njihet në kuluaret e Uashingtonit si një politikan dhe zyrtar këmbëngulës, i cili nuk heqë dorë nga synimet dhe pretendimet në arritjen e misioneve të tij diplomatike.

Lidhur me këto zhvillime, edhe ambasadori amerikan në Shkup, Filip Riker tashmë disa javë ka ngelur jashtë debatit të gjerë, lidhur me Samitin e KE-së të 17 qershorit, kur ishte premtuar dhënia e datës për fillimin e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë në BE.

m.xh/NOA/INA

KOMENTE