Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Flotilja - Tre Militantë Maqedonas Propalestinezë Kthehen Në Shkup
English

Flotilja - Tre Militantë Maqedonas Propalestinezë Kthehen Në Shkup

SHKUP, 5 qershor /ATSH-AFP/ - Tre militantë maqedonas propalestinezë, të cilët ishin ndaluar në Izrael pas sulmit të komandove izraelite kundër flotiljes humanitare me destinacion Rripin e Gazës u kthyen në Shkup dhe denoncuan keqtrajtimet e bëra nga ushtarët izraelitë. Jasmin Redzepi, 28 vjeç, Sami Emini, 57 vjeç dhe Sead Hasipi, 50 vjeç u pritën në aeroportin e Shkupit nga disa qindra persona, pjesa më e madhe e të cilëve ishin fëmijë të cilët kishin veshur bluza me sloganet ''për fëmijët e Gazës'', ''shpëtoni Gazën'' dhe ''solidarizohuni me Gazën''. Sami Emini theksoi se ''ishte detyruar të qëndronte me duar të lidhura për disa orë pa pasur mundësi për të lëvizur''. Sulmi izraelit kundër flotiljes humanitare shkaktoi nëntë të vdekur dhe dhjetra të plagosur./ /ec/
KOMENTE