Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gaza - Një Foshnjeje Palestineze I Vendoset Emri Erdogan Në Nder Të Kryeministrit Turk
English

Gaza - Një Foshnjeje Palestineze I Vendoset Emri Erdogan Në Nder Të Kryeministrit Turk

GAZA, 6 qershor /ATSH-AFP/ - Një çift nga Rripi i Gazës, fëmija i të cilëve lindi dje e kanë quajtur atë Rajab Erdogan, në nder të kryeministrit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, njoftoi sot Ministria e Brendshme e Hamasit, që aktualisht kontrollon territorin. Foshnja, i lindur në Khan Younès, jugu i Gazës, nga Dalia Moufid Mohammad Abou Chamala dhe Saleh Saïd Awad Abou Chamala, "u regjistrua me emrin Rajab Erdogan", njoftoi ministria përmes një njoftimi për mediat, ku shtonte se ishte rasti i parë. Qëndrimi shumë i vendosur i Turqisë kundrejt Izraelit pas sulmit të komandove izraelite kundër një flotiljeje nisur me ndihma humanitare drejt Gazës më 31 maj, që u kushtoi jetën të paktën nëntë prej aktivistëve në borin e anijeve, vlerësohet në përmasa jashtëzakonisht të mëdha në territoret palestineze, siç e vërteton edhe popullariteti i flamurit turk i vendosur nëpër vende publike më masë të gjerë. Shtypi lokal njoftoi të enjten se pronari i një kafeneje në Khan Younès, i cili e kishte shndërruar kafenenë e tij në vajtore zie, u kishte vënë djemve të tij dhe nipit Rajab, emrat Tayib dhe Erdogan./ /i.p/
KOMENTE