Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vlore: Mijera Pushues Sfidojne Motin, Nisin Plazhin
English

Vlore: Mijera Pushues Sfidojne Motin, Nisin Plazhin

VLORË, 6 Qershor/ATSH-H.Koçi/.-Mijëra qytetarë nga Vlora dhe rrethe të tjera "pushtuan" sot plazhet përgjatë bregdetit vlonjat, duke nisur sezonin veror me gjithë motin ende të pastabilizuar dhe vlerat e temperaturave të papërshtatshme. Pushuesit kaluan orë të këndshme, duke e shndërruar të dielën e parë të qershorit në ditën e parë të nisjes së sezonit turistik veror 2010 në plazhin e Ri, plazhin e Vjetër dhe mjediset e tjera përgjatë bregdetit deri në Orikum. Infrastruktura e përshtatshme rrugore bregdetare si dhe pastrimi dhe sistemimi i plazheve, i kishin paraprirë fluksit të pritshëm të pushuesve. Kryetari i Bashkisë së Orikumit, Kanan Braho, tha për ATSH-në se, janë marrë të gjitha masat për t'i paraprirë sezonit dhe numrit në rritje të qytetarëve nga rrethe të ndryshme, që frekuentojnë bregdetin e Orikumit./n.m/
KOMENTE