Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ekon - Strauss-Khan: Asnjë Shqetësim Specifik Lidhur Me Financat Hungareze
English

Ekon - Strauss-Khan: Asnjë Shqetësim Specifik Lidhur Me Financat Hungareze

LUKSEMBURG, 7 qershor /ATSH-AFP/ - Drejtori i përgjithshëm i Fondit Monetar Ndërkombëtar(FMN), Dominique Strauss-Kahn deklaroi sot se ''nuk ka asnjë element specifik shqetësues'' lidhur me situatën financiare të Hungarisë, që ka trazuar tregjet që prej disa ditësh. "Duket se nuk ka asnjë element specifik shqetësues lidhur me Hungarinë'', deklaroi ai për gazetarëve në Luksemburg, pas një takimi me kryeministrin e Luksemburgut, Jean-Claude Juncker, i cili është gjithashtu edhe kreu i radhës i grupit të ministrave të Financave të zonës euro. Situata buxhetore hungareze nga ana tjetër është në shënjestër të tregjeve financiare, pas disa deklaratave alarmante të dy prej bashkëpunëtorëve shumë të ngushtë të kryeministrit, Viktor Orban, lidhur me gjendjen shumë të rënduar të financave të vendit Njëri ndër sekretarët e Shtetit, Mihaly Varga, dhe një zëvendëspresident i partisë në pushtet, Lajos Kosa, krijuan panik, fillimisht me bërjen publike të një rritjeje të lartë të deficitit buxhetor, dhe më pas me afirmimin se "Hungaria ndodhet në një situatë që mund të krahasohet me atë të Greqisë"./ /i.p/ a.jor.
KOMENTE