Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kukës: Kërkimet Për 6-Vjeçaren E Humbur, Bleona Mata, Jashtë Kufirit Shqiptar
English

Kukës: Kërkimet Për 6-Vjeçaren E Humbur, Bleona Mata, Jashtë Kufirit Shqiptar

TIRANË, 7 Qershor /ATSH - Mira Shkurta /.- Kërkimet për 6-vjeçaren e zhdukur nga Zapodi i Kukësit, Bleona Mata, në 22 maj të këtij viti, janë shtrirë sot në Dragash të Kosovës, në kufirin mes Zapodit dhe Prizrenit. Një operacion i përbashkët kërkimi mes policisë shqiptare dhe Forcave të Sigurisë së Kosovës, ka nisur paraditen e së hënës në Dragash të Kosovës, ku mbi 100 efektivë të policisë së dy vendeve, kanë nisur krehjen e të gjithë majës së Dragashit, ndërkohë që në këtë operacion janë përfshirë edhe forca te emergjencave civile të dy vendeve si dhe ekspertë të hetimit të krimit. Drejtori i Policisë së Qarkut të Kukësit, Sadri Ramçaj, u shpreh në linje telefonike për ATSH-në nga Dragashi, ku ndodhet që prej mëngjesit të ditës së sotme, se "kërkimet për gjetjen e vajzës do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim". Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim ndërkombëtar të miturën Bleona Mata, e humbur pasditen e datës 22 maj vetëm 500 metra nga banesa e saj në bjeshkët e Zapodit, teksa kulloste bagëtitë, nderkohe qe banorët gjetën xhupin e saj në lëndinën sipër fshatit. Policia ka vënë 3 milionë lekë shpërblimin për çdo informacion mbi zhdukjen e mistershme të 6- vjeçares Bleona Mata. Per ngjarjen e rëndë, e cila ka tronditur jo vetëm banorët e zonës, por gjithë opinionin, shkoi në Zapod drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, i cili siguroi angazhim maksimal për zbardhjen e ngjarjes. Ai bëri të ditur se do të ketë bashkëpunime të ngushta me policinë e Kosovës dhe të Maqedonisë, në mënyrë që kërkimet intensive të shtrihen edhe jashtë kufijve. /a.ke/
KOMENTE