Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nuk kthente dot borxhin, vret veten 50 vjeçari
English

Nuk kthente dot borxhin, vret veten 50 vjeçari

Durrës, 7 qershor, NOA – Një person ka marrë vendimin ekstrem për të vrarë veten pasi nuk ishte të gjendje të kthente borxhin e lekëve që kishte marrë. Për këtë qëllim ai ka zgjedhur të pijë një sasi fostoksinë nga e cila ka gjetur më pas vdekje.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Durrësit, mesditën e djeshme dhe personi që ka vrarë veten quhet, Athanas Prosi, 50 vjeç. Prosi banonte në Tiranë dhe ai është gjetur pa ndjenja ditën e djeshme në qytetin bregdetar në katin e parë të një pallati në lagjen Nr. 13.

Kalimtarët e rastit kanë njoftuar policinë e cila e ka transportuar atë në mënyrë urgjente në Spitalin e qytetit të Durrësit.

Policia sqaron se në momentin e transportimit të tij drejt shërbimit spitalor ka qenë ende gjallë, por më pas ka gjetur vdekjen.

“Nga kryerja e veprimeve te para hetimore rezultoi se shtetasi në fjalë, duke qënë nën efektet e depresionit nervor, pasi ka pasur një sasi lekësh borxh, ka përdorur një sasi helmi fostoksinë duke i dhënë fund jetës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Durrësit.

Policia ka ushtruar kontroll dhe në banesën e tij, ku është gjetur dhe një letër që ja dërgonte familjes. Sipas njoftimit të policisë në letër Prosi u kërkonte falje familjarëve për veprimin që po kryente.

m.xh/NOA

KOMENTE