Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Provimi I Lirimit - Mash Publikon Përgjigjet E Sakta
English

Provimi I Lirimit - Mash Publikon Përgjigjet E Sakta

TIRANE, 7 Qershor/ATSH/.- Ministria e Arsimit dhe Shkencës, pas përfundimit të Provimit të Lirimit për lëndën Gjuha Shqipe, publikoi sot pasdite për rreth 56 mijë nxënësit e shkollave 9-vjeçare pjesëmarrës në këtë provim, pyetjet e sakta të testit. Procesi i këtij procesi, sipas MASH, u zhvillua normalisht. Ecuria e zhvillimit të provimit u monitorua dhe vlerësua nga Inspektoriati Kombëtar i Arsimit Parauniversitar (IKAP) dhe të gjitha Drejtoritë Arsimore Rajonale dhe Zyrat Arsimore në vend. Sot u zhvillua në të gjitha shkollat 9-vjeçare të vendit Provimi i Lirimit për lëndën Gjuha Shqipe, testimi i parë ky për nxënësit që përfundojnë klasën e IX-të në këtë sistem arsimor. Provimi filloi në orën 10:00 dhe procesi, i cili zgjati 2 orë e gjysëm, u zhvillua normalisht. Në provim morën pjesë nxënës në të gjithë vendin, të vendosur në 680 mjediset e përzgjedhura nga Drejtoritë Arsimore Rajonale dhe Zyrat Arsimore. Testi përmbante 25 kërkesa, nga të cilat 13 me alternativa dhe 12 me zhvillim. Vlerësimi i tyre, sipas skemës së Agjencisë së Vlerësimit të Arritjeve të nxënësve (AVA), kryhet nga vlerësues të jashtëm, përcaktimi i të cilëve bëhet nga Qëndra e Vlerësimit të Testeve./e.gj//a.ke/
KOMENTE