Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zbulim i tmerrshëm, foshnja gjendet e vdekur në brendësi të frigoriferit
English

Zbulim i tmerrshëm, foshnja gjendet e vdekur në brendësi të frigoriferit

Francë, 8 Qershor NOA - Zbulim i tmerrshëm në një apartament, në Metz, në Francën verilindore. Trupi i një foshnje është gjetur i mbështjellë në një qese plastike, në brendësi të një frigoriferi nga mikja e qiramarrësve të banesës.

Gruaja u shtrua menjëherë në spital pasi pësoi një shok nga pamja që mori. Tashmë po pritet të bëhet autopsia e fëmijës dhe do të zbulohet në qoftë se ai ka lindur i gjallë ose jo. Prokurori i Metz, deri tani ka refuzuar të komentojë mbi këtë incident.

Gruaja që bëri zbulimin e tmerrshëm tregoi se kishte hapur frigoriferin për ta pastruar pasi kjo gjë i ishte kërkuar nga ana e qiramarrësit të banesës.

Trupi i vogël i foshnjës ishte mbështjellë me kujdes në një qese plastike. Sipas mjekut ligjor, thuhet se për lindjen e fëmijës duhet të kthehemi në dy javët e para të muajit maj. Për këtë arsye mbetet për t’u konfirmuar nëse ajo është vrasje apo një aksident tragjik që janë përpjekur për të mbajtur fshehurazi.

r.b/NOA

KOMENTE