Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Agjencia e Refugjatëve e OKB-së dëbohet nga Libia
English

Agjencia e Refugjatëve e OKB-së dëbohet nga Libia

Gjenevë, 8 qershor, NOA - Agjencia për refugjatë e Kombeve të Bashkuara njoftoi sot se po dëbohet nga Libia. Zëdhënësja e Komisariatit të Lartë për refugjatë të OKB-së, Melisha Fleming, tha se agjencia e ka marrë një notë nga autoritetet e Libisë, javën e kaluar, me urdhër për ndaljen e punës dhe largimin nga ky vend.

Melisha Fleming tha se nuk është dhënë asnjë arsye për këtë vendim të qeverisë së Libisë.

Misioni i Libisë në Kombet e Bashkuara në Gjenevë ka refuzuar ta komentoj këtë vendim.

Agjencia është e rëndësishme për njerëzit që arrijnë në Libi, pasi ky vend nuk ka procedurë për regjistrimin e azilkërkuesve dhe refugjatëve.

Zëdhënësja Fleming tha se deri tash, agjencia ka regjistruar afro 9 mijë refugjatë nga territoret palestineze, Iraku, Sudani, Somalia dhe nga vendet e tjera afrikane.

NOA

KOMENTE