Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosovë - Kfor: Njëmbëdhjetë Vite Garantues I Paqes Dhe Sigurisë
English

Kosovë - Kfor: Njëmbëdhjetë Vite Garantues I Paqes Dhe Sigurisë

RISHTINË, 8 Qershor /ATSH-B.Jashari/.- Marrëveshja e Kumanovës, e nënshkruar njëmbëdhjetë vjet më parë, më 9 qershor 1999, mes Forcës Ndërkombëtare të Sigurisë (KFOR) dhe Qeverive të ish- Republikës Federale të Jugosllavisë dhe Republikës së Sërbisë, krahas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit së Kombeve të Bashkuara, e cila u miratua një ditë më pas, më 10 qershor 1999, hapi rrugën për hyrjen e Forcave të Kosovës, të udhëhequra nga NATO (KFOR) në Kosovë, përkujtoi sot në një komunikatë për shtyp KFOR. Kjo Marrëveshje Teknike Ushtarake, thuhet më tej në komunikatë, "shënoi ndaljen e menjëhershme të armiqësive dhe kontribuoi në ruajtjen e një ambienti të qetë dhe të sigurtë, si dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë. Ajo përfshiu kushtet e duhura për zbarkimin e KFOR-it dhe masat e nevojshme për të kontrolluar kufijtë dhe vijat kufitare me vendet dhe territoret fqinje". Gjatë kësaj periudhe KFOR-i ka organizuar takime të rregullta jo vetëm me përfaqësues zyrtarë të Republikës së Sërbisë, por edhe të Shqipërisë, ish- Republikës Jugosllave të Maqedonisë dhe Malit të Zi, thuhet në komunikatë, në të cilën vlerësohet se transferimi i përgjegjësive tek Policia e Kosovës për kontrollin e kufirit me Shqipërinë është një nga rezultatet e fundit të këtyre bisedimeve. Për njëmbëdhjetë vitet e fundit, KFOR-i ka qenë garantues i paqes dhe sigurisë në Kosovë. /s.s./
KOMENTE