Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ksera: Sindikatat Rol Thelbësor Në Proceset Më Të Rëndësishme Për Vendin
English

Ksera: Sindikatat Rol Thelbësor Në Proceset Më Të Rëndësishme Për Vendin

TIRANE, 8 Qershor/ATSH/.-Dialogu dhe partneriteti social mbetet një faktur i rëndësishëm në zhvillimin ekonomiko-social të vendit, tha sot Ministri i Punës, Spiro Ksera, në Konferencën e studimeve europiane "Autonomia dhe përgjegjësia: roli i institucioneve arsimore dhe aktorëve socialë", të zhvilluar në Tiranë.. Në këtë aktivitet, të organizuar nga Universiteti "Zoja e Këshillit të Mirë", në bashkëpunim me Universitetin italian "LUMSA", Romë, Ksera prezantoi funksionimin e dialogut social në Shqipëri. Sipas ministrit në vendin tonë gjatë këtyre viteve të fundit, "nëpërmjet angazhimit kemi mundur të zhvillojmë dhe përmirësojmë me tej sistemin e dialogut social dhe të forcojmë më tepër marrëdhëniet e bashkëpunimit të ndërsjelltë dhe të partneritetit social". Ai vlerësoi se forcimi i këtij dialogu me sindikatat garanton një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, përmirësimin e nivelit të jetesës dhe kryerjes me sukses të reformave standarte në plotësim të kërkesave për intergrimin euro-atlantik të vendit./e.gj//a.gj/
KOMENTE