Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosove - Keshilli I Sigurise, Mbeshtetje Qeverise Kunder Korrupsionit Dhe Krimit Te Organizuar
English

Kosove - Keshilli I Sigurise, Mbeshtetje Qeverise Kunder Korrupsionit Dhe Krimit Te Organizuar

PRISHTINË, 10 Qershor /ATSH-B.Jashari/.- Këshilli i Sigurisë i Kosovës i jep mbështetje Qeverisë së Republikës së Kosovës që të vazhdojë luftën e pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Nën drejtimin e kryeministrit Hashim Thaçi, sot është mbajtur mbledhja e shtatë e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, ku Thaçi paraqiti një vlerësim të gjendjes së sigurisë në vend. Zyra e shtypit e qeverisë kosovare bën të ditur se, duke vlerësuar gjendjen e sigurisë si të qetë dhe te stabilizuar, kryeministri Thaçi përmendi incidentet që kanë ndodhur në Komunën e Istogut me të kthyerit, sulmin me granata dore në Komunën e Zubin Potokut, hedhjen në erë të antenave të operatorëve legale të telefonisë dhe kërcënimin ndaj KFOR-it danez. Këto incidente u cilësuan si të izoluara dhe pa ndikim në prishjen e gjendjes së qëndrueshme të sigurisë. Aktin e organizimit të zgjedhjeve të paligjshme nga Qeveria e Serbisë në pjesën Veriore të Kosovës, Këshilli i Sigurisë i Kosovës e vlerësoi si vazhdimësi për instrumentalizimin e qytetarëve serbë të Kosovës dhe tendencë për destabilizim të situatës së sigurisë në Kosovë. Ndërsa, pjesëmarrja e ulët të qytetarëve serbë të Kosovës në këto zgjedhje u vlerësua tregues i mirë për gatishmërinë e qytetarëve serbë për t'u integruar në institucionet e Republikës së Kosovës. Kryeministri Thaçi ka përgëzuar Policinë e Kosovës për menaxhimin e suksesshëm të protestave të fundit në Mitrovicë, ku u parandalua një konflikt i mundshëm ndëretnik. Këshilli i Sigurisë i Kosovës i dha mbështetje Qeverisë së Republikës së Kosovës që të vazhdojë luftën pa kompromis kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe që të jetë e hapur me institucionet ndërkombëtare për të bashkëpunuar lidhur me këtë çështje. /a.ke/
KOMENTE