Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosovë - Limaj: Autostrada Vërmicë-Merdare, Kantier I Madh Ndërtimi
English

Kosovë - Limaj: Autostrada Vërmicë-Merdare, Kantier I Madh Ndërtimi

PRISHTINË, 10 Qershor /ATSH-B.Jashari/. - Projekti i autostradës Vërmicë-Merdare është një kantier i madh ndërtimi, tha sot ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, në takimin e zhvilluar mes përfaqësuesve të kompanisë "Bechtel & Enka"dhe bizneseve vendore, të ftuara nga Shoqata e Ndërtuesve të Rrugëve dhe Aleanca Kosovare e Biznesit. Ministri Limaj tha se në kontratën e nënshkruar mes Qeverisë së Kosovës dhe kompanisë "Bechtel& Enka" është parashikuar përfshirja sa më e madhe e kompanive dhe biznesit kosovar në realizimin e këtij projekti madhor. "Punimet e ndërtimit të autostradës janë shndërruar në një kantier të madh ndërtimi në të gjithë vendin, duke rritur edhe numrin e vendeve të reja të punës", tha ministri Limaj. Ndërkohë, drejtori i kompanisë "Bechtel & Enka", Daren Mort, theksoi se projekti i ndërtimit të autostradës do të përfundojë sipas kontratës dhe ftoi kompanitë vendase të përfshihen në këtë projekt, duke paraqitur standarde të larta pune./s.s./
KOMENTE