Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Synohet Nxitja E Eficences Se Energjise Ne Sektorin E Banesave
English

Synohet Nxitja E Eficences Se Energjise Ne Sektorin E Banesave

-IFC organizon workshopin me temë "Eficenca e Energjisë në Banesa"- TIRANE, 10 Qershor /ATSH-E.Xhajanka/- Nxitja e eficencës së energjisë në sektorin e banesave si masë me leverdi financiare dhe që sjell reduktim e ngarkesës së sistemit elektrik, ishin në qëndër të workshopit të organizuar sot në Tiranë nga Korporata Ndërkombëtare Financiare (IFC), pjesë e grupit të Banksë Botërore, në bashkëpunim me institucionet e linjës. Dorina Mehmeti, përfaqësuese e IFC-së, tha se zbatimi i ligjit "Për ruajtjen e nxehtësisë në ndërtesa" dhe Kodi Energjetik i ndërtesave, duhet të plotësohen me amendamente të reja, që rrisin masat e kontrollit të zbatimit të këtij ligji. Sot tha ajo, sistemet e ndërtimit e kanë të detyrueshme vendosjen e pajisjeve për ngrohje qendrore të banesave, por që nuk gjen zbatim në masë të gjërë në praktikë. Në këtë kuadër, theksoi Mehmeti, lind nevoja e prezantimit të planeve të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore për nxitjen dhe zbatimin e kudrit ligjor mbi Konsumin e Energjise ne sektorin e banesave. Mehmeti bëri apel për sensibilizimin e institucioneve të ndryshme shqiptare dhe firmave të ndërtimit për të pasur në të ardhmen ndërtesa brenda kushteve të lejuara teknike. Sipas saj, paraqitja e kuadrit legal në fushën e energjetikës së ndërtesës dhe nevoja për plotësimin e tij do të bëjë të mundur rritjen e eficiencës së shfrytezimit të burimeve energjetike në këtë sektor. Qëllimi i këtij workshopi ishte që grupet e ndryshme të interesit të shprehin mendimet e tyre për përmirësimin e mëtejshëm të ligjit "Për ruajtjen e nxehtësisë në ndërtesa", me qëllim që ai të bëhet i zbatueshëm në praktikë./s.s./
KOMENTE