Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Jonson- Kuçi: Amerika Eshte E Perkushtuar Per Shtetin E Pavarur Te Kosoves
English

Jonson- Kuçi: Amerika Eshte E Perkushtuar Per Shtetin E Pavarur Te Kosoves

PRISHTINË, 11 Qershor /ATSH-B.Jashari/.- Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, David T. Jonson, theksoi sot në Prishtinë se Amerika është e përkushtuar për shtetin e pavarur të Kosovës dhe për krijimin e një ambienti të qetë për të gjitha komunitetet që jetojnë në këtë vend. "Amerika është e angazhuar që të ndihmoje Kosovën për të përmirësuar kushtet e të gjithë qytetarëve të saj, sepse ky është interesi ynë", theksoi Jonson, bën të ditur zyra e shtypit e qeverisë kosovare lidhur me takimin me zëvendëskryeministrin Hajredin Kuçi. Në takim, zëvendëskryeministri Kuçi njoftoi mysafirin e lartë të administratës amerikane për përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. "Ne kemi një partner të duhur, siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në ngritjen e kapaciteteve tona për sundimin e rendit dhe ligjit. Qeveria e Kosovës ka prezantuar garancitë e plota për reforma në fushën e rendit dhe ligjit, në fushën e gjyqësorit, në ndërtimin e infrastrukturës ligjore, duke përfshirë edhe procesin e riemërimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve duke i dhënë mbështetje që ky proces të përfundoje sa më shpejt, mundësisht brenda këtij viti", theksoi zëvendëskryeministri Kuçi. "Qeveria e Kosovës ka vullnet dhe gatishmëri për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe dukurive te tjera negative dhe për këtë do te kemi edhe bashkëpunimin me EULEX-in dhe me një mbështetje të miqve ndërkombëtarë, do të jemi të suksesshëm në këtë drejtim", theksoi mes tjerash zëvendëskryeministri Kuçi. /a.ke/
KOMENTE