Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosove - Qeveria Miraton Planin E Veprimit Per Partneritet Evropian
English

Kosove - Qeveria Miraton Planin E Veprimit Per Partneritet Evropian

PRISHTINË, 11 Qershor /ATSH-B.Jashari/.- Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme, drejtuar nga Kryeministri Hashim Thaçi, diskutoi dhe miratoi Planin e Veprimit për Partneritet Evropian. Sipas ministrit të Integrimit, Besim Beqaj, "Plani i Veprimit për Partneritet Evropian përveç rolit të tij prioritar në kuadër të procesit të integrimit evropian, paraqet në vetvete një plan të avancuar për ndërmarrjen e reformave të brendshme institucionale dhe sektoriale". Qeveria ka marrë vendim përfundimtar për shpronësimin e tokave, pronave të paluajtshme, në të cilat realizohet projekti i autostradës Vërmicë - Merdare. Kryeministri Thaçi ka pohuar se pas suksesit të arritur me fillimin e ndërtimit të autostradës Vërmicë - Merdare dhe suksesit të jashtëzakonshëm për koncesionimin e Aeroportit të Prishtinës, tani janë edhe tri projekte të rëndësishme - për privatizimin e PTK-së, ndërtimin e termocentralit Kosova e Re, dhe procesi i distribuimit të KEK-ut. /a.ke/
KOMENTE