Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sllovaki - Zgjedhjet Legjislative: Kryeministri Fico I Dobësuar Nga Një Skandal
English

Sllovaki - Zgjedhjet Legjislative: Kryeministri Fico I Dobësuar Nga Një Skandal

BRATISLAVË, 11 qershor /ATSH-AFP/ - Disa orë përpara zgjedhjeve legjislative sllovake të së shtunës, kryeminstri Robert Fico është i dobësuar nga dyshime lidhur me financim të paligjshëm për partinë e tij të majtë Smer-SD. Gazeta me tirazh të madh "Sme" publikoi dje përmbajtjen e një kasete me një zë që dukej si ai i kryeministrit Fico, i cili mburrej se kishte mbledhur nga sponsorë të panjohur rreth tre milionë euro, "duke përdorur trurin e tij". Sipas shtypit, ky është skandali më i madh politik që ka ndodhurnë Sllovaki që prej pavarësisë së saj në vitin 1993. Fico reagoi menjëherë duke filluar një hetim kundër kryeredaktorit të gazetës "Sme" dhe duke u shprehur në të njëjtën kohë se regjistrimi ishte i falsifikuar. Megjithatë, sipas disa specialistëve, hetimi për përcaktimin e të vërtetës rrezikon të zgjasë disa muaj. Opozita e shfrytëzoi menjëherë rastin për ta akuzuar Ficon dhe kabinetin e tij se ka harxhuar fondin e tij të emergjencës, që përpara se të përfundonte mandatin e tij katër vjeçar. Në të njëjtën kohë, një sondazh përmendi një rënie të parashikimeve për votë në favor të partisë Smer-SD nën shifrën 30 për qind. Koalicioni i deritanishëm Smer-SD, i formuar nga populistë të Lëvizjes për një Sllovaki Demokratike (LS-HZDS) e ish-kreministrit Vladimir Meciar dhe nga Partia Nacionaliste Sllovake, SNS, e nacionalistit ksenofob Jan Slota, në pushtet që prej vitit 2006, nuk është i sigurt në marrjen e shumicës së votave në parlamentin njëdhomësh me 150 vende. /I.Pu.
KOMENTE