Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zbulimi: Në Gjirin e Meksikës, u derdh 2-fishi i naftës së deklaruar
English

Zbulimi: Në Gjirin e Meksikës, u derdh 2-fishi i naftës së deklaruar

Virxhinia, 11 Qershor, NOA – Në Gjirin e Meksikës mund të jetë derdhur më shumë se dyfishi i naftës së llogaritur më pare nga kompania British Petroleum, ku thuhet se 12.000 deri në 19.000 fuçi nafte derdheshin çdo ditë.

Një fakt të tillë e ka pohuar shefja e Agjencisë Amerikane Gjeologjike, Marcia McNutt, sipas të cilës, mbi 40 mijë fuçi nafte mund të jenë derdhur në ditë nga pusi i marrë me qira nga gjigandi energjetik britanik, BP.

Ndërkohë, kryrtarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, Nancy Pelosi, akuzoi kompaninë British Petroleum për mungesë integriteti dhe tha se ajo kompani duhet të kompensojë viktimat e katastrofës përpara se të shpërblejë pronarët e aksioneve të saj.

Nga ana e tij, presidenti amerikan Barak Obama u takua dje me ligjvënësit kryesor amerikanë për të diskutuar situatën në Gjirin e Meksikës, duke pohuar se ekziston një mbështetje e gjerë dy-partiake për ndryshimin e ligjit aktual për parandalim më efikas dhe më të mirë të katastrofave të tilla.

n.e/NOA

KOMENTE