Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Moska Dërgon Përforcime Në Bazën E Saj Ushtarake Në Kirgistan
English

Moska Dërgon Përforcime Në Bazën E Saj Ushtarake Në Kirgistan

MOSKË, 13 qershor /ATSH-AFP/ - Një grup prej 150 parashutistësh rusë mbërritën sot në Kirgistan për të ruajtur bazën dhe personelin ushtarak në vendin e Azisë Qendrore, pas shpërthimit të dhunës ndëretnike që ka shkaktuar deri tani rreth 100 të vdekur, njoftuan sot autoritetet ruse. ''Me kërkesën e presidentit rus, Dmitri Medvedev, këto trupa janë dërguar për përforcime si edhe për të garantuar sigurinë e instalimeve ushtarake'', deklaroi zëdhënësja e presidentit, Natalia Timakova. Baza ushtarake ruse ndodhet në Kant, në veri të Kirgistanit. Dje, Rusia i akordoi një ndihmë humanitare Kirgistanit pas dhunës ndëretnike në vend, por jo asistencë ushtarake, kërkuar nga presidentja e përkohshme, Roza Otunbajeva./ a.jor.
KOMENTE