Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Elbasan: Digjen Plehrat E Qytetit, Probleme Për Lagjet Pranë
English

Elbasan: Digjen Plehrat E Qytetit, Probleme Për Lagjet Pranë

ELBASAN, 14 qershor/ATSH-Miranda Sadiku/ - Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë një natë më parë në fushën e grumbullimit të plehrave qytetin e Elbasanit, duke shkaktuar probleme në lagjen që ndodhet shumë pranë saj. Për më shumë se dhjetë orë, banorët janë përballur me erën e rëndë të dyoksidit të karbonit dhe gazrave të tjerë helmues që çlirohen nga djegia në natyrë e grumbullimit të plehrave që ndodhet shumë pranë varrezave publike të qytetit. Burime të Policisë dhe zjarrëfikëses në vendin e ngjarjes, bëjnë të ditur se "zjarri është ndezur ngadalë dhe për shkaqe që nuk dihen ende". Janë qindra ton plehra e mbeturina inerete që janë grumbulluar prej kohësh në këtë vendgrumbullim. Reja e tymit ka mbuluar tri lagjet jugore të qytetit të Elbasanit, lagjen e Krasta e Vogël, Beqir Dardha dhe Çlirimi. Shefi i Agjensisë Rajonale të Mjedisit (ARM), Adi Madhi, e ka cilësuar si shumë problematike situatën, ndërsa ka deklaruar se në vendin e ngjarjes kanë shkuar mjete të tonazhit të rëndë, të cilët po mundohen ta shuajnë zjarrin duke i hedhur shtresa dheu. Nga ana e pushtetit lokal si dhe Këshillit të Qarkut janë duke u bërë studime për spostimin e plehrave të qytetit në një rezervuar të ish-Metalurgjikut në komunën e Paprit, por ende nuk është marrë një vendim. Aktualisht situata është nën kontroll, ndërsa kreu i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini, i bën thirrje komunitetit të mos ndezë zjarr në këtë vend grumbullim plehrash./ch/
KOMENTE