Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gramsh: Vidhet Kisha E Grabovës
English

Gramsh: Vidhet Kisha E Grabovës

GRAMSH, 14 qershor/ATSH-Miranda Sadiku/ - Mesnatën e djeshme është vjedhur me thyerje kisha "Shënkoll" në Grabovë të rrethit të Gramshit , rreth 40 kilometra larg këtij qyteti. Burime nga Policia bëjnë të ditur për ATSH se "shtetas ende të paidentifikuar kanë shkatërruar me leva derën e kishës si dhe murin ballor ku mbahen meshat e javës." Sipas policisë, autorët kanë vjedhur dy kanape që datojnë rreth vitit 1803, me dru panje të pikturuara me elementë dekorativë kishtarë. Mësohet se vjedhjen e ka konstatuar prifti i kishës Mihal Prifti, i cili është shprehur se vlera historike e kanapeve është e pallogaritshme. Kryetari i shoqatës kulturore "Grabova" , Todi Buza, u bëri thirrje organeve koptente për mbrojtjen e historisë së kësaj zone me shumë vlera historike, kulturore dhe etnografike në kulturën Shqiptare. Mësohet se Policia ka shoqëruar disa persona dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve./ch/
KOMENTE