Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosovë - Albin Kuri Dënohet Më 9 Muaj Burg, Por Lirohet
English

Kosovë - Albin Kuri Dënohet Më 9 Muaj Burg, Por Lirohet

PRISHTINË, 14 Qershor /ATSH-B.Jashari/.- Lideri i Lëvizjes "Vetëvendosje", Albin Kurti, u dënua sot në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë me 9 muaj burg për aktakuzën e "pengimit të personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare" dhe i liruar nga dy akuza të tjera gjatë procesit. Por, bëhet e ditur se Kurti do të jetë i lirë pasi ka kryer më parë 11 muaj paraburgim. Kurti u arrestua pas demonstrates së organizuar nga lëvizja "Vetëvendosje" më 10 shkurt 2007 në Prishtinë, kur u vranë dy demonstrues dhe u plagosën 80 të tjerë nga njësiti i policisë rumune që vepronte në kuadër të UNMIK-ut. Procesi i nisur nga UNMIK u vazhdua nga EULEX. Kurti, u arrestua sërisht pardje pasdite, sipas një urdhër-arresti të Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, ku ai nuk u paraqit në rreth dhjetë seanca të njoftuara në procesin ndaj tij, duke filluar nga 15 shkurti i këtij viti./s.s./
KOMENTE