Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
P/Ligji Për Faljen /Vijon Shqyrtimi Nen Për Nen Në Komisionin E Ligjeve
English

P/Ligji "Për Faljen"/Vijon Shqyrtimi Nen Për Nen Në Komisionin E Ligjeve

TIRANË, 14 Qershor/ATSH/.- Komisioni parlamentar i Ligjeve vijoi sot diskutimet për projektligjin "Për Faljen" me shqyrtimin nen për nen të tij. Gjatë diskutimeve, anëtarët e komisionit propozuan e më pas miratuan disa ndryshime teknike për katër nenet e para të projektligjit, duke vendosur vijimin e shqyrtimit të neneve të tjera në mbledhjen e radhës. Në mbledhje u shqyrtuan dhe disa amendime të propozuara nga deputetë të PS-së, lidhur me draftin e propozuar nga ministria e Drejtësisë. Deputetët e të dyja palëve zhvilluan një diskutim të hapur, duke shkëmbyer opinione mbi strukturën legjislative të p/ligjit dhe duke vlerësuar rëndësinë e tij në kuadër të reformës në drejtësi. Për hartimin e p/ligjit janë marrë parasysh një pjesë e madhe e vërejtjeve të disa institucioneve si misioni EURALIUS II dhe të Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Përmes këtij projekti synohet përcaktimi i kritereve dhe procedurave të dhënies së faljes për personat që vuajnë dënime me vendim gjyqësor. Një mjet i rëndësishëm në këtë drejtim janë instrumentet kushtetuese dhe ligjore të amnistisë dhe të faljes së dënimeve penale, që përfaqësojnë akte mëshire ndaj të dënuarve, duke i dhënë mundësinë atyre për integrim social./a.s/s.s./
KOMENTE