Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Futboll/ Rikthehn Donatorët Tek Tirana, Gati Për Të Sponsorizuar Për Klubin
English

Sport-Futboll/ Rikthehn Donatorët Tek Tirana, Gati Për Të Sponsorizuar Për Klubin

TIRANË, 14 Qershor/ ATSH-Gjergji Mima/ .- Skuadra e Tiranës ka njohur sot tre donatorët e saj për sezonin e ardhshëm. Sipas burimeve nga klubi kryeqytetas, ata do të jenë Refik Halili, Agron Papuli dhe Shefikat Ngjela. Halili ka mbajtur rolin e presidentit të Tiranës gjatë sezonit të shkuar deri në datën 31 maj, ndërsa Ngjela dhe Papuli rikthehen të financojnë për kryeqytetasit, pasi u larguan për rreth një vit nga klubi bardheblu. Në këtë mënyrë është zgjidhur edhe problemi kryesor i Tiranës për sezonin e ardhshëm, në një moment kur ekipi pret të njohë në 21 qershor kundërshtarin për Ligën Evropane. Tirana rrezikonte seriozisht shpërbërjen, ku 7 lojtarë pa kontratë, mes të cilëve edhe kapiteni Devi Muka, kishin kërcënuar me largim në rast se nuk zgjidhej çështja e financimit të klubit. Tashmë tre sponsorët dhe shefi i klubit, Rauf Dimraj, do të nisin menjëherë nga puna për të ndërtuar Tiranën e sezonit të ardhshëm dhe hapi i parë do të jetë rinovimi i kontratave me disa nga lojtarët kryesorë të ekipit./s.s./
KOMENTE