Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Osbe E Gatshme Të Kontribuojë Në Qetësimin E Situatës Në Kirgistan
English

Osbe E Gatshme Të Kontribuojë Në Qetësimin E Situatës Në Kirgistan

- Organizata bëri thirrje për ndalje të dhunës në vend VJENË, 15 qershor /ATSH-AFP/ - Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE), bëri thirrje sot për ndaljen e dhunës në Kirgistan dhe deklaroi se është e gatshme të ndihmojë në zgjidhjen e krizës në vendin e Azisë Qendrore. Në këtë deklaratë të publikuar gjatë një takimi të posaçëm të Këshillit të Përhershëm të OSBE-së në Vjenë, 56 vendet anëtare të organizatës transatlantike "shprehën shqetësim të thellë lidhur me zhvillimet e ditëve të fundit dhe u bënë thirrje të gjitha komuniteteve në Kirgistan të largohen nga dhuna dhe të kenë vetëpërmbajtje". OSBE deklaroi se "është e gatshme të ndihmojë Kirgistanin pas kërkesës së këtij të fundit për zgjidhjen e krizës së krijuar dhe parandalimin e përhapjes së tensioneve në rajon". Kazakistan aktualisht mban presidencën e radhës së OSBE-së dhe ambasadori i tij, Kairat Abdrakhmanov, deklaroi se vendet anëtare të organizatës janë "bashkuar të ndërgjegjshëm për nevojën urgjente të rivendosjes së paqes në Kirgistan dhe parandalimin e valëve të reja të dhunës dhe humbjeve të jetëve të pafajshme njerëzore". Abdrakhmanov shfaqi ''besim në kapacitetet e OSBE-së për t'i ofruar mbështetjen popullit të Kirgistan, në bashkëpunim me të gjithë faktorët e tjerë të arenës ndërkombëtare"./ /i.p/
KOMENTE