Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shba - Usgs: Një Tërmet Me Magnitudë 5.2 Ballë Trondit Kaliforninë
English

Shba - Usgs: Një Tërmet Me Magnitudë 5.2 Ballë Trondit Kaliforninë

LOS ANXHELES, 15 qershor /ATSH-AFP/ - Një tërmet me magnitudë 5.7 ballë goditi gjatë orëve të natës një rajon në jug të Kalifornisë, në perëndim të kufirit me Meksikën dhe tronditjet u ndjenë deri në Los Anxheles, njoftoi sot Instituti Amerikan i Vëzhgimit Gjeologjik, (USGS) dhe mediat lokale. Tërmeti ndodhi rreth orës 04:26 GMT të ditës së sotme, rreth tetë kilometra në juglindje të Ocotillos, lokalitet i shkretuar që ndodhet 200 kilometra larg Los Anxhelesit, sipas USGS dhe goditja e parë u pasua nga shumë të tjera. Nuk ka pasur informacione të menjëhershme për viktima apo dëme të konsiderueshme, por tërmeti u ndje nëpër të gjithë rajonin deri në Los Anxheles ndërtesat pësuan tronditje. Goditjet e tërmeti gjithashtu bënë të tronditej një stadium në San Diego, ku luhej një ndeshje bejsbolli, sipas mediave lokale. Në shtetin a Kalifornisë së Poshtme, në Meksikë, një tërmet me magnitudë 7.2 ballë shkaktoi dy të vdekur dhe 233 të plagosur prillin e kaluar./ /i.p/
KOMENTE