Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Aku E Zmk Bashkepunim Te Ndersjelltë Mbi Sigurinë Ushqimore Në Vend
English

Aku E Zmk Bashkepunim Te Ndersjelltë Mbi Sigurinë Ushqimore Në Vend

TIRANE, 16 Qershor /ATSH-E.Xhajanka/- Forcimi i masave dhe kontrolleve për sigurinë dhe cilësinë e produkteve që përdoren në industrinë e lehtë ushqimore në vendin tonë, ishin në qendër të takimit që u zhvillua sot në ambjentet e Agjencisë Kombëtare të Ushqimit mes përfaqësuesve të këtij institucioni dhe Zyrës së Mbrojtjes së Konsumatorit. Drejtori i Vlerësimit dhe Komunikimt të Riskut pranë AKU-së, Rezart Kthupi, theksoi gjatë këtij takimi se "bashkëbisedimi me aktorët e linjës, do të krijojë një vlerësim shkencor të rrezikut, përsa i takon produkteve të cilat janë të dëmshme për konsumatorin". Ai shprehu gadishmërinë e AKU-së në përmbushjen e misionit të saj për sigurinë dhe funksionimin efikas të tregut të brendshëm ushqimor. Megjithëse një institucion i ri, AKU aktualisht është në një stad zhvillimi e përmirësimi, pra në fazën e hedhjes së bazave solide për të përmirësuar sigurinë ushqimore në vendin tonë.Vetëm pak kohë më parë është bërë dhe inaugurimi i AKU-së. Ngritja e këtij Autoriteti është një hap shumë i rëndësishëm përpara në procesin e integrimit europian. AKU është ndërtuar mbi një koncept solid reforme, ai ka shkrirë 5 inspektorate ne nje te tille. Ky institucion i ngritur me mbështetjen e BE është shumë i rëndësishëm për garantimin e sistemit të sigurisë ushqimore në Shqipëri dhe krijimi i tij është një hap tjetër i madh në reformat dhe iniciativat që Shqipëria po ndërmerr në rrugën drejt plotësimit të standardeve dhe integrimit në BE. /a.ke/
KOMENTE