Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta me nxënësit e Preshevës: Politika e re e Shqipërisë sjell integrim për Luginën
English

Meta me nxënësit e Preshevës: Politika e re e Shqipërisë sjell integrim për Luginën

Tiranë, 16 qershor, NOA – Vendimi i qeverisë për heqjen e vizave me Serbinë, takimet e nivelit të larta me zyrtarët serb dhe një sërë angazhimesh të tjera të diplomacisë shqiptare synojnë integrimin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Kjo është deklarata që ka bërë sot zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Ilir Meta në një takim me nxënës të dalluar të Luginës së Preshevës.

“Jo brenda një dite mund të ndodhin mrekulli, por jam i sigurt se kjo kohë e re dhe kjo politikë e re që ndjek Shqipëria dhe që kërkon dhe Bashkimi Europian nga të gjithë vendet që duan të anëtarësohen në rajonin tonë, padyshim që do të sjellë një progres për Luginën e Preshevës”, u shpreh Meta.

Kreu i diplomacisë shqiptare ka theksuar se kërkesa për integrimin e rajonit në BE vjen në mënyrë të qartë nga BE-ja dhe se vendet respektive duhet të tregojnë se janë të gatshme të ndërtojnë marrëdhëniet të mira mes tyre.

Duke u ndalur në vendimin për heqjen e vizave me Serbinë Meta theksoi dhe një herë se i shërben integrimit të rajonit.

“Ne jemi të bindur se ky vendim i Qeverisë tonë i shërben integrimit rajonal dhe integrimit të rajonit tonë në Bashkimin Evropian. Gjithashtu shpreh bindjen se dhe Qeveria e Serbisë, që po punon për integrimin e saj në BE, do të ndërmarrë të njëjtin hap, dhe qytetarët e Shqipërisë të lëvizin pa viza në Serbi, siç lëvizin në Maqedoni, Kosovë dhe Malin e Zi”, u shpreh Meta.

m.xh/NOA

KOMENTE