Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Qeveria Miraton Protokollin Shtesë Të Kartës Europiane Të Vetëqeverisjes Vendore
English

Qeveria Miraton Protokollin Shtesë Të Kartës Europiane Të Vetëqeverisjes Vendore

- Protokolli mbi të drejtën për të marrë pjesë në punët e një autoriteti vendor - TIRANË, 16 Qershor/ATSH/.- Këshilli i Ministrave miratoi sot në parim Protokollin shtesë të Kartës Europiane të Vetëqeverisjes Vendore, mbi të drejtën për të marrë pjesë në punët e një autoriteti vendor. Sipas zyrës së shtypit pranë qeverisë, protokolli shtesë u hartua nga Këshilli i Europës dhe Komiteti Europian për Demokraci lokale dhe Rajonale. Ky Protokoll dëshmon për arritjen e standardeve, mbi pjesëmarrjen demokratike në nivel lokal. Miratimi i Protokollit është në përputhje edhe me angazhimet e marra në Deklaratën e Budapestit, miratuar në Konferencën Europiane të Ministrave përgjegjës për qeverisjen lokale e rajonale. Në këtë konferencë u ra dakord që "qeverisja e mirë lokale dhe rajonale të bëhet një objektiv thelbësor për t'u ndjekur nga vendet anëtare, në mënyrë që t'u përgjigjemi sfidave të shoqërive tona dhe të arrijmë pritshmërinë e ligjshme të qytetarëve tanë"./m.m//a.gj/
KOMENTE