Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha takohet me përfaqësues të kompanive të huaja: Investoni tek ne
English

Berisha takohet me përfaqësues të kompanive të huaja: Investoni tek ne

Tiranë, 17 Qershor, NOA - Kryeministri Sali Berisha priti sot presidentin e shoqërisë turke “Beset”, Mehmet Beset dhe Arda Beset, menaxhere ekzekutive, kompani kjo nga më të mëdhatë në Turqi, e cila është e përqendruar në fushën e turizmit.

Nga ana e tyre, investitorët turq shprehën interesin e tyre për të investuar në vendin tonë për ngritjen e një ndër komplekseve më të mëdha turistike të ujërave termale dhe terapisë në Evropë.

Kurse kryeministri Sali Berisha mirëpriti interesin e tyre dhe i siguroi se qeveria do të mbështetë brenda kuadrit ligjor përpjekjet e tyre për të patur një histori suksesi.

Nga ana tjetër, kryeministri priti po sot përfaqësues të kompanisë italiane “Rotor Service”, të kryesuar nga Marco Savoia dhe përfaqësues të qarkut Gjirokastër, të cilët shprehën interesin e tyre në riaktivizimin e aeroportit të Gjirokastrës.

Gjithashtu, investitorët italianë kërkuan të zhvillojnë fluturimet charter si edhe ato të brendshëm nga ky aeroport, sikundërse edhe hapjen e një shkolle aero-nautike.

Kryeministri u shpreh se zgjedhja e tyre është me interes dhe e mirëpritur dhe se do të ketë mbështetje brenda kuadrit ligjor të vendit.

n.e/NOA

KOMENTE