Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha Vlereson Arritjet E Rendesishme Per Konsolidimin E Pavaresise Se Kosoves
English

Berisha Vlereson Arritjet E Rendesishme Per Konsolidimin E Pavaresise Se Kosoves

- Kryeministri Berisha priti në takim Kryetarin e Lidhjes Demokratike të Dardanisë (LDD), Nexhat Daci dhe delegacionin që e shoqëronte - TIRANE, 17 Qershor/ATSH/. - Kryeministri Berisha vleresoi sot zhvillimet e fundit ne Kosove dhe arritjet e rendesishme per konsolidimin e pavaresise se Kosoves. Sipas zyres se Shtypit te Kryeministrise, kreu i Qeverise priti ne takim Kryetarin e Lidhjes Demokratike te Dardanise (LDD), Nexhat Daci dhe delegacionin qe e shoqeronte. Pasi i uroi përzemërsisht mirëseardhjen, Kryeministri Berisha vlerësoi zhvillimet e fundit në Kosovë dhe arritjet e rëndësishme për konsolidimin e pavarësisë së Kosovës, ecjen përpara e zhvillimin e mëtejshëm ekonomik e shoqëror të saj, forcimin e shtetit ligjor, respektimin e plotë të të drejtave të minoriteteve. Pavarësia e Kosovës dhe këto zhvillime pozitive, tha Kryeministri, e kanë shndërruar Kosovën qartësisht në një faktor të rëndësishëm paqeje, stabiliteti dhe sigurie në rajon. Zoti Daci e falënderoi Kryeministrin për mikpritjen dhe i shprehu vlerësimet dhe urimet më të sinqerta për sukseset e mëdha të Shqipërisë dhe të qeverisë shqiptare vitet e fundit, duke e cilësuar historike anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, një hap mjaft të rëndësishëm vendimin e Komisionit Europian për liberalizimin e vizave, si dhe i shprehu mirënjohjen dhe falënderimet për të gjithë kontributin dhe mbështetjen që Kryeministri Berisha i ka dhënë Kosovës në arritjen dhe konsolidimin e pavarësisë dhe në zhvillimin e gjithanshëm të Kosovës dhe kontributin e vazhdueshëm e të jashtëzakonshëm të Kryeministrit Berisha për çështjen kombëtare. Më tej, Kryeministri Berisha dhe zoti Daci vlerësuan bashkëpunimin e shkëlqyer midis të dy vendeve në të gjitha fushat gjatë kësaj periudhe, si shembulli më i mirë i marrëdhënieve të shkëlqyera të fqinjësisë dhe bashkëpunimit në rajon. Nuk ka komb tjetër, u shpreh më tej Kryeministri, që të ketë bërë aq shumë për mbijetesën, sesa kombi shqiptar dhe sigurisht rruga jonë nuk është e nuk do të jetë një bulevard, por është një rrugë e gjerë e me dritë drejt zhvillimit dhe integrimit në familjen europiane. Ne mund të kapim kohën e humbur vetëm si një shoqëri e shtetit ligjor, tha Kryeministri. Në këtë kontekst, Kryeministri theksoi se respektimi i Kushtetutës dhe i ligjeve është kusht themelor për ndërtimin e konsolidimin e demokracisë dhe një shoqërie të lirë. Kryeministri Berisha rikonfirmoi vendosmërinë e tij për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë me të gjitha forcat politike në Kosovë, në Maqedoni e faktorin shqiptar kudo, në të mirë të çështjes kombëtare, por edhe paqes, stabilitetit, sigurisë dhe zgjerimit të bashkëpunimit e miqësisë me të gjitha vendet e rajonit, në dobi të të mirës së ndërsjellë të popujve të rajonit. /a.ke/
KOMENTE