Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nis edicioni 48 i Festivalit të Fëmijëve në Shkodër
English

Nis edicioni 48 i Festivalit të Fëmijëve në Shkodër

Shkodër, 17 Qershor, NOA /Melina Selimi - Në datat 19-21 qershor 2010 nis në qytetin e Shkodrës Festivali 48-të Mbarëkombëtar i Këngës për Fëmijë, me pjesëmarrjen e krijuesve dhe interpretuesve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali I Zi dhe Diaspora.

Ky aktivitet sivjet organizohet nën drejtimin e Kujtimi Alisë, drejtor artistik dhe dirigjent i festivalit, në regjinë e Osman Mulës.

Skenografia nga Adnan Kastrati, ndërsa udhëheqës artistik është Roland Guli.

Tashmë më një traditë në sjelljen e këngës për fëmijë, kompozitorët pjesëmarrës në këtë edicion do të jenë emrat e mirënjohur të muzikës shqiptare për fëmijë si Alfred Kaçinari, Naim Krasniqi, Shpëtim Saraçi, Edmond Zhulali, Adrian Hila, Klodian Qafoku, Jetmir Barbullushi, etj.

Për realizimin e këtij festivali janë angazhuar mjeshtrit më të njohur të skenës muzikore dhe po punohet në drejtim të përsosjes së interpretimit nga këngëtarët e vegjël.

Festivali do të zhvillohet në teatrin “Migjeni” dhe garuesit e vegjël do të interpretojnë ‘live’ në skenën e festivalit të 48-të të Festivalit Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë.

m.s/n.e/NOA

KOMENTE