Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shba I Akordon Një Ndihmë Shtesë Prej 6,5 Milionë Dollarësh Kirgistanit
English

Shba I Akordon Një Ndihmë Shtesë Prej 6,5 Milionë Dollarësh Kirgistanit

UASHINGTON, 17 qershor /ATSH-AFP/ - SHBA-ja do t'i akordojë një ndihmë humanitare shtesë prej 6,5 milionë dollarësh Kirgistanit që është përfshirë javët e fundit nga dhuna ndëretnike, njoftoi sot zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Philip Crowley. ''Kjo ndihmë shtesë do të jepet nga organi i Agjencisë amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar'' (USAID), theksoi për shtypin, Crowley. Duke theksuar se Uashingtoni e ka ndjekur nga afër situatën në këtë vend të Azisë Qendrore, Crowley shtoi se sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton zhvilloi dje një bisedë telefonike me presidenten kirgize të përkohshme, Rosa Otunbaieva. Një zyrtar i lartë i administratës, Obama u prit në fund të javës në Bichkek për të zhvilluar bisedime me qeverinë kirgize lidhur me situatën e vështirë që po kalon vendi./ /ec/ a.jor.
KOMENTE