Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shezai Rrokaj, Kandidatura E Dytë Për Kreun E Lsi-Së Së Tiranës
English

Shezai Rrokaj, Kandidatura E Dytë Për Kreun E Lsi-Së Së Tiranës

TIRANE, 14 Qershor /ATSH- A.Gegvataj/ - Prof. Dr. Shezai Rrokaj i paraqiti sot Sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së, Luan Rama, kandidaturën për drejtues të kësaj partie për qarkun e Tiranës. Zyra e shtypit e kësaj partie bëri të ditur se gjatë dorëzimit të kërkesës për kandidaturën e tij, Rrokaj kërkoi mbështetjen e anetarësisë së kryesisë për votimin e tij si kryetar i LSI-së për kryeqytetin. Duke pohuar arsyet që e nxitën për të kandiduar si kryetar i kësaj force politike për Tiranën, Rrokaj tha se " kam një program konkret për LSI si dhe për kryeqytetin". Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama, e vlerësoi kandidaturën e z.Rrokaj si dinjitoze dhe serioze, pasi sipas tij, "Prof. Dr. Shezai Rrokaj është një intelektual i shquar për LSI e Tiranës". Kërkesa e Rrokajt për të synuar kreun e LSI për kryeqytetin është dyta pas asaj të paraqitur pak ditë më parë edhe një nga themeluesit e degës së kësaj partie për Tiranën, Prof. Dr. Edmond Panariti./s.s./
KOMENTE