Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Botëror/ Zhgënjejnë Sulmuesit Në Kupën E Botës, Mungojnë Golat E Yjeve Pas Ndeshjeve Të Para
English

Sport-Botëror/ Zhgënjejnë Sulmuesit Në Kupën E Botës, Mungojnë Golat E Yjeve Pas Ndeshjeve Të Para

TIRANË, 17 Qershor /ATSH-Gjergji Mima/ - Pesë ditët e para të kampionatit botëror "Afrika e Jugut- 2010" kanë nxjerrë në pah mungesën e golave nga sulmuesit kryesorë, prej të cilëve pritet më tepër. Nga bomberat kryesorë, deri tani ka shënuar vetëm Miroslav Klose i Gjermanisë, Diego Forlan i Uruguait dhe Gian Asamoah i Ganës (ky i fundit realizoi me penallti kundër Serbisë). Për të tjerët, lista e sulmuesve që kanë regjistruar emrin në tabelën e golashënuesve, mbyllet këtu. Van Persi nuk shënon te Holanda, as Luis Fabiano te Brazili. Higuain ende nuk ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës me Argjentinë në Afrikën e Jugut, as sulmuesit e Anglisë, Runi e Heski. E njëjta situatë edhe në Francën e Rajmond Domenekut. Kristiano Ronaldo goditi shtyllën përballë Bregut të Fildishtë, por vetëm kaq. Ndryshe ka ndodhur me botërorin e kaluar, ku pas ndeshjeve të para, Klose, Vila, Kahil dhe Rosicki kishin shënuar nga dy herë secili. Përveç tyre, kishin realizuar edhe Krauç, Krespo, Saviola, Drogba, Roben, Koler, Kaka dhe Torres./s.s./
KOMENTE