Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vlorë: Mot I Kthjellët, Temperaturat Në Rritje
English

Vlorë: Mot I Kthjellët, Temperaturat Në Rritje

VLORË, 17 qershor/ATSH-H.Koçi/.-Situata meteorologjike me mot të kthjellët dhe të nxehtë, do të vazhdojë të mbizotërojë edhe gjatë ditës së sotme në gjirin detar të Vlorës. Rritja e vlerave të temperaturave, rrjedhojë e masave të nxehta të ajrit me origjinë nga veriu i kontinentit afrikan, do të spikasë edhe ditën e sotme, ndërsa kushtet e lundrimit do të jenë të favorshme. Burime të Kapitenerisë së Portit bënë të ditur për ATSH-në se, sot era do të ketë të njëjtin drejtim në kuadratin Jug-Juglindje me shpejtësi nga 2-4 m/sek, deri në 6-8 m/sek në afërsi të bregut të detit. Temperaturat e ajrit do të arrijnë vlerat maksimale në 33-35 gradë celcius dhe ato minimale në 22-24 gradë celcius. Valëzimi parashikohet të jetë 0-1 ballë brenda gjirit detar dhe 2-3 ballë në det të hapur. Dy tragetet e linjës detare Brindisi-Vlorë, që kanë mbërritur dhe po përpunohen në kalata, pritet të lundrojnë sot në itinerarin e kthimit drejt portit italian në orët e mesditës./s.s./
KOMENTE