Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zhvarroset kufoma e ish kampionit të shahut Bobi Fisher
English

Zhvarroset kufoma e ish kampionit të shahut Bobi Fisher

Islandë, 18 qershor, NOA - Autoritetet në Islandë thonë se do të zhvarroset kufoma e ish kampionit botëror në shah, Bobi Fisher, lidhur me një kontest për pretendim atësie.

Gjykata Supreme e Islandës ka vendosur se nevojiten mostra të indit për të përcaktuar atësinë e vajzës së ish të dashurës filipinase të Fisherit.

Në këtë mënyrë u ndryshua një vendim i mëhershëm i një gjykata më të ulët, e cila e kishte refuzuar kërkesën.

Bobi Fisheri u bë i vetmi amerikan kampion botëror në shah, pasi i mundi lojtarët e famshëm të ish Bashkimit Sovjetik, por vitet e fundit të jetës së tij i kaloi në ikje nga autoritetet e Shteteve të Bashkuara, për shkak se nuk i kishte respektuar sanksionet kundër ish Jugosllavisë.

Ai vdiq në moshën 64 vjeçare, pas një sëmundje të paspecifikuar, para dy vitesh në Islandë.

m.xh/NOA/RFE

KOMENTE