Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tirane, Arrestohet Një Nga Anëtarët E Bandës Së Zanit Të Vlorës
English

Tirane, Arrestohet Një Nga Anëtarët E Bandës Së Zanit Të Vlorës

TIRANE, 18 Qershor/ATSH/.- Policia e Tiranës arrestoi sot një 33 vjeçar, pasi ishte dënuar nga gjykata me 5 vjet burg në procesin gjyqësor ndaj bandës së Myrteza Çaushit, i njohur ndryshe si Zani i Vlorës. Burime nga policia e Tiranës bënë të ditur se i kërkuari Skerdian Bajrami, lindur në Vlorë dhe banues në Kamëz, Tiranë, ishte dënuar nga gjykata e rrethit të Tiranës në 2 shkurt 2009, si bashkëpunëtor në një sërë krimesh të rënda të kryera nga banda e armatosur e "Zanit të Vlorës", vite më parë. Ndërkohë, përveç ekzekutimit të vendimit të mësipërm, në ngarkim të shtetasit Skerdian Bajrami do të dërgohen materiale shtesë në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë si një nga personat që ka kryer veprime aktive në bllokimin e rrugës në vendin e quajtur "Ura e Farkës" në Tiranë dhe në kundërshtim të punonjësve të Policisë së Shtetit, të cilët ndërhynë për hapjen e rrugës më 11 maj 2010./s.s./
KOMENTE