Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Uashington - Shba Dhe Kuba Diskutojnë Për Imigracionin
English

Uashington - Shba Dhe Kuba Diskutojnë Për Imigracionin

UASHINGTON, 19 qershor /ATSH-AFP/ - Përfaqësuesit e qeverisë kubane dhe amerikane u mblodhën dje në Uashington për të vazhduar dialogun në lidhje me imigracionin dhe për të biseduar për amerikanët e ndaluar në Kubë, tha një zëdhënës amerikan. Bisedimet do të zhvillohen me dyer të mbyllura në një vend që nuk është përcaktuar ende. ''Delegacioni amerikan, i drejtuar nga zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Amerikën Latine, Craig Kelly rikonfirmoi angazhimin amerikan për një imigracion të sigurt dhe të ligjshëm dhe kërkoi garanci për sigurinë e emigrantëve kubanezë në SHBA që kthehen në vendet tyre'', theksoi zëdhënësi i departamentit të shtetit, Philip Crowley. Diplomatët kubanezë dhe amerikanë nisën në muajin korrik 2009 në Nju Jork diskutimet mbi fliksin e emigrantëve që ishin ndërprerë që prej 2003. Një takim i të njëjtit format u zhvillua në muajin shkurt në Havana./ /ec/ a.jor.
KOMENTE