Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Deputetët Boshnjakë Të Parët Në Evropë Për Nivelin E Pagave Në Raport Me Të Ardhurat E Qytetarëve
English

Deputetët Boshnjakë Të Parët Në Evropë Për Nivelin E Pagave Në Raport Me Të Ardhurat E Qytetarëve

- Në vendet fqinje me Bosnjen raporti maksimal i pagave të deputetëve është tre me një - SARAJEVË, 22 qershor /ATSH-MIA/ - Deputetët boshnjakë mbajnë rekordin evropian për nivelin e pagave, krahasuar me përfitimin mesatar dhe pensionet e qytetarëve, tregojnë rezultatet nga hulumtimi i agjencisë "GEA". Rroga mesatare e një deputeti në parlamentin e Bosnjes për vitin 2010 është 2 500 euro, e barabartë kjo me 6,6 herë më shumë se të ardhurat mesatare ose 15,4 pensione mesatare në Bosnje. Edhe paga e një deputeti në parlamentin e entitetit myslimano-kroat është 1 600 euro ose sa 4,1 rroga mesatare dhe 9,4 pensione. Gjendja është pak më e mirë në parlamentin e Republikës Serbe, ku rroga e deputetit prej 1 300 euro krahasohet me 3,7 të ardhura mesatare ose 8,4 pensione. Ndërkohë, në vendet fqinje me Bosnjen raporti maksimal i pagave të deputetëve me të ardhurat mesatare është tre me një./ a.jor.
KOMENTE