Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vlore: Mot I Paqendrueshem, Temperaturat Ne Renie
English

Vlore: Mot I Paqendrueshem, Temperaturat Ne Renie

VLORË, 22 qershor/ATSH-H.Koçi/.- Prej katër ditësh, gjiri detar i Vlorës është përfshirë nga një mot i paqëndrueshëm, me reshje shiu dhe temperatura në rënie. Kjo situatë do të vazhdojë edhe gjatë ditës së sotme dhe kushtet atmosferike do të dominohen nga vranësira të dendura, veçanërisht në pjesën e dytë të ditës, kur nuk përjashtohen reshjet e shiut. Vlerat e temperaturave do të shënojnë një ulje të mëtejshme krahasuar me një ditë më pare, gjë që kushtëzohet edhe nga drejtimi i erës, ndërsa deti do të jetë i valëzuar dhe kushtet e lundrimit do të jenë të pafavorshme për mjetet e vogla, si peshkarexhat. Burime të Kapitenerisë së Portit bënë të ditur për ATSH-në se, sot era do të ketë drejtimin në kuadratin Perëndim-Jugperëndim me shpejtësi nga 6-8 m/sek, deri në 10-12 m/sek në afërsi të bregut të detit. Temperaturat e ajrit do të arrijnë vlerat maksimale në 24-26 gradë celsius dhe ato minimale në 15-17 gradë celsius. Valëzimi parashikohet të jetë 3-4 ballë brenda gjirit detar dhe 5-6 ballë në det të hapur. /a.ke/
KOMENTE