Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha takon presidentin e shoqërisë “Podiumtech”
English

Berisha takon presidentin e shoqërisë “Podiumtech”

Tiranë, 23 qershor, NOA - Kryeministri Sali Berisha priti sot në një takim të veçantë presidentin e shoqërisë “Podiumtech”, François-Pierre Le Scouarnec.

Kjo kompani ofron shërbime konsulence, teknologjie, si edhe menaxhim dhe financim projektesh, ndërsa është e pranishme në Europë, Amerikën Veriore dhe atë Jugore, si edhe në Afrikë.

Gjatë takimit me kryeministrin, presidenti i kësaj kompanie shprehu interesin për të investuar në vendin tonë, në fushën e energjisë, furnizimit me ujë, si edhe në agrikulturë.

Nga ana e tij, kryeministri Berisha mirëpriti interesin e tyre në këto fusha të rëndësishme dhe i sigurojë se qeveria do të mbështesë brenda kuadrit ligjor përpjekjet e tyre për të pasur një histori suksesi.

n.e/NOA

KOMENTE