Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gramsh: Arrestohet Pedofili, Tentoi Të Dhunojë Një Të Mitur
English

Gramsh: Arrestohet Pedofili, Tentoi Të Dhunojë Një Të Mitur

GRAMSH, 23 qershor /ATSH-Miranda Sadiku/ - Një 57 vjeçar, që ka shfrytëzuar mikëpritjen e një familjeje në një fshat të Gramshit për të abuzuar me fëmijën e tyre, u arrestua të mërkurën i dyshuar për pedofili, bëri të ditur policia. Burime të policisë lokale, deklaruan se Hekur Kapinova, nga fshati Selvie i rrethit të Gramshit, u arrestua për "vepra të turpshme me të mitur". Sipas policisë, i arrestuari natën e shkuar është paraqitur tek familja e shtetasit SH.Ç në fshatin Dushk, Gramsh, si nevojtar për të kaluar natën. Pasi ka pushuar, nën kërcënimin e një thike, ai i është afruar djalit të pronarit të shtëpisë dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të miturin. Pasi u largua, Kapinova u denoncua në polici nga babai i të miturit. Mësohet se i arrestuari ka qenë i dënuar më parë për "vjedhje" dhe "marrëdhënieve seksuale me të mitur"./ch/
KOMENTE